Nga muaji i ardhshëm Roblox arrin edhe tek konzolat PlayStation 4 dhe 5 – Telegrafi

0
90

Platforma e mirënjohur e lojërave për fëmijë Roblox ka bërë publike planet për lansim në konzolat e Sony PlayStation.

Sipas firmës, Roblox ka mbi 60 milionë lojtarë në ditë, por se së fundmi është përballur me kritika mbi shqetësimet në lidhje me moderim të dobët të përmbajtjes së saj.

Njoftime të tjera përfshijnë mënyrën e re për formësimin e karaktereve, një mjet komunikimi të quajtur Roblox Connect, dhe një lansmim të plotë në platformën Quest të Meta VR, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Tutje, Roblox në konzolat PlayStation 4 dhe 5 do jetë në dispozicion që nga tetori i 2023-shit.

Më parë ishte në dispozicion për lojë vetëm në pajisje kompjuterike dhe telefonike, si dhe në Xbox One, konzolën e Microsoft.

Kjo është një lëvizje e madhe nga Roblox teksa e ngrit pozicionin e saj si një nga platformat më të popullarizuara të lojërave në botë. /Telegrafi/