Pesëshja ideale e Kampionatit Botëror: Schroder, Edeards e Doncic pjesë e ekipit – Telegrafi

0
54

Më i miri i Kampionatit Botëro u shpal kapiteni i gjermanëve, Dennis Schroder, i cili po ashtu natyrisht ka vend edhe në pesëshen ideale.

Pas finales, Shoqata Botërore e Basketbollit (FIBA) shpalli pesëshen ideale, të përbërë nga lojtarë nga pesë vende.

Përveç Denis Schroeder (Gjermani), ekipi ideal përbëhet nga Luka Doncic (Slloveni), Bogdan Bogdanovic (Serbi), Shai Gilgeous-Alexander (Kanada) dhe Anthony Edwards (SHBA).

Është interesante se të pesë lojtarët nga formacioni ideal, kur bëhet fjalë për karrierën e tyre në klub, luajnë në NBA.

Gjermania u shpall kampion, ndërsa Serbia mbeti e dyta. Kanadaja fitoi vendin e tretë, ndërsa SHBA-të mbetën të katërtit. /Telegraf/