Kim Jong Un “lë pas” Putin! Tur me trenin e blinduar në lindjen e largët të Rusisë

0
49

Në përfundim të takimit disa orësh me presidentin rus Vladimir Putin, Kim Jong Un është larguar nga Kozmodromi Vostochny për një tur në zona të tjera në lindjen e largët të Rusisë.

Putin tha në televizionin shtetëror se Kim do të udhëtojë në Komsomolsk-on-Amur për të parë objektet e aviacionit ajror dhe më pas do të ndalet për të vizituar një universitet në Vladivostok.

I pyetur për potencialin për bashkëpunim ushtarako-teknik me Korenë e Veriut, Putin tha se Moska do të përmbushë detyrimet ndërkombëtare.

Ai shtoi se Rusia ka “diçka për t’i ofruar” Phenianit në aspektin e bujqësisë.


Top Channel