Aktorja e talentuar Klodjana Keco i shtohet kastit të “Në kuadër të dashurisë”!

0
58

Klodjana Keco është një aktore e talentuar, me mbi 40 role në teatër dhe kinema, pa harruar gamën e zërave që ka dubluar nga produksionet e famshme të Hollywood-it.

Tashmë Klodjana vjen gjithashtu dhe me një rol në “Në kuadër të dashurisë”.

Klodjana Keco ka lindur më 27 maj 1982 në qyetin e Beratit dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Dramë. Përveç se një aktore, ajo është gjithashtu dhe regjisore dhe dubluese.

Mes roleve që ka interpretuar Keco, përmendim Xhulia tek “Morsa” nga Luigi Pirandelo, Ana Kristi tek drama me po të njëjtin titull nga autori Eugene O’Neill, Antonia te “Çifti i Shqyer” nga Dario Fo, Natalia Ivanovna tek “Tri Motrat” nga A. Checkov, znj. Uormud te shfaqja “Ne vijmë për ajër”, etj. Ajo është vlerësuar shpesh herë nga kritika, që në rolet e saj të para. Përmendim këtu çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste”, tek Festivali Teatror i të Rinjve, çmimin “Aktrim Inventiv”, nominimin e saj si “Aktorja e vitit 2010” nga çmimet Kult, etj.

Ajo është e njohur edhe për dublimet e filmave artistikë dhe multiplikativë. Ka dubluar zërat e aktoreve me famë ndërkombëtare si: Julia Roberts, Lindsay Lohan, Hilary Duff, Anne Hathaway etj. Dhe për adhuruesit e filmave të animuar, zëri i saj është mjaft i njohur. Në vitin 2012, Klodjana Keco ka dubluar zërin e Meridës tek filmi “Rebelja” si dhe atë të Anës tek filmi “Frozen” në vitin 2014.


Top Channel