Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër! Dy vajza përfundojnë në spital, një çift gjerman jashtë rrezikut

0
53

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.

Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe me fraktura të shumta në trup.

Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper janë jashtë rrezikut dhe po japin detaje ne vendin e ngjarjes.

Nga pamjet shihet shihet një nga makinat e kthyer përmbys disa metra jashtë rrugës, kamperi në anë të rrugës ndërsa makina tjetër në rrugë, me pjesën para të dëmtuar.

Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.