Dëshmia prekëse/ E mbijetuara e sulmit nga Hamasi për Top Channel mes lotësh: Vëllezërit i gjeta të vdekur

0
54

Një prej të mbijetuarave në Be’er Sheva gjatë sulmit nga Hamasi në një intervistë për Top Channel tha se i kanë vrarë vëllezërit e saj.

“Unë quhem Maya, vëllezërit e mi u vranë të shtunën, ata mungonin për dy ditë derisa i gjetëm të vdekur trupat e tyre, nuk kemi detaje, e fejuara e vëllait ishte me ta dhe është e humbur, nuk dimë asgjë se si është, edhe familja e saj nuk di gjë për të. Nuk e di se si ata vranë vëllezërit e mi, nuk e di, ata duan të shkatërrojnë dhe ta pushtojnë. Është ligësi të vrasësh fëmijë, t’i rrëmbesh ata, ata po vrasin njerëz, fëmijë, nuk ka mëshirë. Ne dimë që një familje me tre fëmijë të gjithë ata i vranë, është e tmerrshme”, tha ajo.

Be’er-Sheva, është qyteti më i madh në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit, një prej qyteteve që përjetuan tmerre nga sulmi i Hamasit.

Në ditën e gjashtë të konfliktit të Izraelit me palestinezët e Hamas në rripin e Gazës, vazhdojnë bombardimet intensive të ushtrisë izraelite si nga ajri ashtu edhe nga toka drejt Gazës.

Sot në Be’er Sheva , ku ka edhe shqiptaro-hebrenj ndodhet edhe gazetari i Top Channel, Artur Bibe, i cili ka raportuar mbi situatën nga zemra e luftës.


Top Channel