Curri flet pas barazimit të katërt radhazi: Jemi në presion – Telegrafi

0
52

Prishtina ka vazhduar me barazime, teksa ka marrë të katërtin radhazi.

Skuadra kryeqytetase ka luajtur baras 0-0 në udhëtim në Drenas përballë Feronikelit ’74.

Debatik Curri ka thënë pas ndeshjes se barazimi ishte real, por duke theksuar se janë në presion shkaku që janë bërë shumë barazime deri më tani.

“Ndeshja nuk mbaron për 10 minuta, pavarësisht që patëm shanse në fillim të pjesës së parë. U liruam sepse dolëm lehtë në shanse ndaj Feronikelit, skuadër që është e vështirë për t’u mundur”.

“U bënë disa ndeshje që kemi barazime. Mendoj se ndeshja ishte e barabartë, dhe rezultati i barabartë ishte real. Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime dhe duhet dalë nga kjo situatë”.

“Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë hyrë në lojë, por duhet të punojmë për ndeshjet e radhës”, tha Curri pas ndeshjes.

Prishtina me këtë pikë zë vendin e katërt në tabelë me 13 pikë të tubuara. /Telegrafi/