Messi fitoi Topin e Artë për herë të tetë, Ronaldo “flet” me emoji

0
65

Cristiano Ronaldo nuk është prononcuar ende për mbrëmjen gala të Topit të Artë në rrjetet sociale, por reagoi në një nga llogaritë e gazetës AS, e cila kishte publikuar një analizë të gazetarit Tomás Roncero, ku kritikonte çmimin për Lionel Messin, për të tetën herë.

Lojtari portugez vendosi të lërë një koment të thjeshtë me emoji, duke treguar se po “qesh me lot”.

Në videon e lartpërmendur, Roncero e komenton çmimin me ironi, duke thënë se ishte një homazh për dikë “tashmë në pension, që kaloi disa muaj më parë te Miami”.

Gazetari shprehet se nuk e kujton më Botërorin në Katar dhe argumenton se Messi duhet të ketë tre Topa të Artë më pak: 2010 (Xavi ose Iniesta), 2021 (Lewandowski) dhe 2023 (Haaland ose Rodri)./ Super Sport


Top Channel