Arrestohet i dyshuari që kërcënoi me armë në zyrat e KPMM-së, i konfiskohet pistoleta me tetë fishekë – Telegrafi

0
62

Është arrestuar personi që dyshohet se ka kërcënuar me armë në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Rasti ka ndodhur të martën, ndërsa të dyshuarit i është konfirmuar një pistoletë me tetë fishekë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Armend Daci, Prishtinë 21.11.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pasi ka ekspozuar një armë-pistoletë dhe ka kryer veprën e lartcekur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 8-fishekë”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar ai “Posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/