Vepra të ndryshme penale/ Disa arrestime dhe hetime në gjendje të lirë në qytetin e Vlorës

0
46

Disa persona janë arrestuar, e të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale në qytetin e Vlorës.

Një 63-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa i biri 35-vjeçar me iniciale L. I. alias L. M., mbetet në kërkim nga policia. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fashatin Shkozë, u gjetën të fshehura në stan një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak.

Ndërkohë nën hetim në gjendje të lirë është një 29-vjçarar me iniciale A. M, banues në Vlorë. Të riut iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.

Hetimet në prokurori kanë nisur për dy noterë, 43-vjeçari A. N. dhe 51-vjeçarja L. T., pasi një shtetas i ka denoncuar për shpërdirrmi detyre. Sipas denoncuesit noterët kanë falsifikuar nënshkrimin e një testamenti.

50-vjeçari me iniciale G. Gj., administrator i një firme ndërtimi, po hetohet në gjendje të lirë, nën pretendimin se ka kryer ndërtime shtesë në disa objekte, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel