Takohen Peach dhe Vuçiq, flasin për dialogun Kosovë-Serbi – Telegrafi

0
54

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, janë takuar sot në Beograd, ku kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, politikën e përgjegjshme dhe përmbushjen e marrëveshjes së rënë dakord, para së gjithash, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, transmeton Telegrafi.

Peach do të takohet sot edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. /Telegrafi/