Ngjashmëria me Ronaldon është evidente: Sensacioni i ardhshëm i Realit demonstroi driblime të jashtëzakonshme – Telegrafi

0
49

Djaloshi i ri brazilian, Endrick tregoi kualitetin e tij në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit brazilian kundër Fortalezas.

Sidoqoftë ai ka treguar edhe anën e tij të errët kur e grushtoi futbollistin kundërshtar, por gjyqtari nuk reagoi në atë rast dhe Endrick i shpëtoi ndëshkimit.

Ai mori topin në gjysmë të fushës dhe bëri një vrapim të hatashëm duke dribluar disa futbollistë kundërshtar dhe duke dhënë shenja se në një të ardhme të afërt mund të shndërrohet në njërin nga futbollistët kryesor të Real Madridit.

Meqë ra fjala, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 2-2 dhe Endrick u largua nga fusha e lojës në minutën e 85-të.

Ekipi i tij Palmeiras është momentalisht lider i elitës së futbollit brazilian teksa kanë mbetur vetëm tri ndeshje para përfundimit të kampionatit, aty ku po zhvillohet një luftë e ‘ashpër’ pasi diferenca e pikëve mes ekipeve është mjaft e vogël.

“Los Blancos” kompletuan transferimin e Endrick në dhjetor të vitit të kaluar për shumën e 60 milionë eurove, teksa për të siguruar shërbimet e tij ata u desh të mposhtnin konkurrencën e disa ekipeve të mëdha si PSG, Barcelona etj.

Sidoqoftë, ai nuk mundi t’i bashkohej menjëherë madrilenëve për shkak të rregullave strikte të FIFA-s. Rregullat e tyre nuk lejojnë asnjë lojtar të lëviz në ndonjë shtet tjetër deri sa të mbushin 18 vjet.

Për këtë arsye ai u detyrua të qëndrojë tek Palmeiras për sezonin 2023/2024 dhe do t’i bashkohet klubit spanjoll në verën e vitit të ardhshëm./Telegrafi/