Ekskluzive: Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme – Telegrafi

0
65

Drita nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Akis Vavalis.

Skuadra gjilanase ndau rrugët me trajnerin grek pas shtatë muajve qëndrim të tij në qytetin e Gjilanit.

Megjithatë humbja nga Prishtina 1-0 ishte vendimtare që palët t’i ndajnë rrugët.

Bardhekaltërtit kanë vendosur shpejt për trajnerin e ri, edhe pse shumë emra ishin ofruar për ta marrë postin e klubit gjilanas.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se drejtuesit e klubit gjilanas kanë arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekirija Ramadani.

Marrëveshja mes palëve tanimë është arritur dhe prezantimi i tij pritet të bëhet në 24 orët e ardhshme.

Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.

Së fundmi Ramadani ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod. /Telegrafi/