Shai i pandalshëm, Oklahoma mposht Golden Staten pas vazhdimeve – Telegrafi

0
74

Janë rikthyer ndeshjet e kampionatit të NBA në aksion pas një pauze disa ditore ku janë zhvilluar për herë të parë ndeshjet e Kupës.

Padyshim që ndeshja më interesante e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan është zhvilluar në Paycom Center të Oklahomas, ku Thunder ka mposhtur Golden State Warriors pas vazhdimeve me rezultat 138:136.

Ka qenë një ndeshje spektakolare ku deri në sekondat e fundit nuk dihej për fituesin me dy skuadrat që krijonin epërsi herë pas here.

Shai Gilgeous-Alexander ishte më meritori për fitoren e skuadrës vendase pasi ishte i pandalshëm për mysafirët me 38 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Me lojë të mirë te skuadra vendase u dallua edhe Jalen Williams që e mbylli ndeshjen me 28 pikë, derisa Chet Holmgren shtoi 21 pikë të tjera.

Steph Curry nga ana tjetër ishte më efikasi për skuadrën mysafire me 34 pikë, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për të marrë fitore.

OKC vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 14 fitore e shtatë disfata, derisa GSW zë vendin e 11-të me bilanc 10-12. /Telegrafi/