Aksidentohen tri vetura në Gjakovë, marrin lëndime dy persona – Telegrafi

0
44

Një aksident ka ndodhur në Gjakovë, si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 20:50 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri vetura(dy në lëvizje, ndërsa një e parkuar). Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime”.