Nga Spanja raportojnë se Icardi është i Real Madridit, zbulohet edhe paga – Telegrafi

0
48

Marca ka lëshuar një artikull që ka bërë shumë bujë në Spanjë rreth të ardhmes së Mauro Icardit.

Mediumi spanjoll raporton se sulmuesi i Galatasaray është shumë afër kalimit te Real Madridi në janar.

Ish-sulmuesi i Interit dhe PSG-së ishte i lidhur më parë me Los Blancos, por tani historia është shumë më serioze. Argjentinasi do të kalonte te klubi spanjoll në janar dhe do të fitonte tetë milionë euro plus bonuse.

Icardi ka shënuar 12 gola dhe pesë asistime në kampionatin turk deri më tani këtë sezon.

Në Ligën e Kampionëve, ai shënoi kundër Manchester United, si dhe ndaj Bayern Munichut, megjithëse Galatasaray u eliminua në fazën e grupeve, por do të vazhdojë në pranverë në Ligën e Evropës.

Transfermarkt e vlerësoi argjentinasin në 20 milionë euro. /Telegrafi/