Kanë filluar bisedimet me agjentët e tyre, lista me tre sulmues që Man United do tentojë t’i transferojë në janar – Telegrafi

0
52

Sipas Fabrizio Romanos, Manchester United pritet të largojë Anthony Martial nga skuadra në muajin e ardhshëm.

Nëse ai largohet, Erik ten Hag do të mbetej vetëm me Rasmus Hojlund si sulmues deri në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq kanë identifikuar tri opsione për sulmues – Timo Werner, Donyell Malen dhe Serhou Guirassy.

Man United thuhet se ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e të tre lojtarëve.

Emri i Malen u shfaq mes thashethemeve për një marrëveshje shkëmbimi me Borussia Dortmund për Jadon Sancho.

Sa i përket Wernerit, rënia e tij në Chelsea ka vazhduar edhe pas kthimit të tij në RB Leipzig.

Nga lista, Guirassy ka qenë në formë të mrekullueshme me 18 gola në të gjitha garat tashmë për Stuttgartin. /Telegrafi/