Momenti prekës kur ariu i murrmë bie në çarkun e gjuetarëve të paligjshëm, banorët kërkojnë lirimin e kafshës

0
47

Një specie e rrallë e ariut të murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Ariu është parë nga banorë të zonës, të cilët e kanë dërguar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Mësohet se sot disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.

Nuk dihet për momentin gjendja e tij, por specialistët thonë se Ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj që gjasat që ariu të shpëtojë janë të mëdha.


Top Channel