Formacionet zyrtare, Juventus – Roma: Allegri synon t’i afrohet Interit në tabelë – Telegrafi

0
40

Juventus dhe Roma do të përballen me fillim nga ora 20:45 në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” në pesë ndeshjet e fundit numëron tri fitore dhe dy barazime, teksa pozicionohet në vendin e dytë në renditje me 40 pikë dhe synon fitoren për t’iu afruar Interit që dje (e shtunë) luajti baras 1-1 në udhëtim ndaj Genoas.

Roma në anën tjetër në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore një barazim dhe një humbje, ndërsa gjen veten në pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë.

Me një fitore “Giallorossët” do të kalonin në pozitën e gjashtë, që të siguron pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Të dy trajnerët kanë vendosur formacionet më të mira të mundshme:

Juventus: Szczesny, Gatti, Bremer, Danilo, Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic, Yildiz, Vlahovic.

Roma: Patricio, Ndicka, Llorente, Mancini, Zalewski, Bove, Paredes, Cristante, Kristensen, Lukaku, Dybala./Telegrafi/