Vjen transferimi i parë i madh në Ligën Premier në këtë afat kalimtar, Werner kalon te Tottenham – Telegrafi

0
49

Sulmuesi gjerman Timo Werner iu bashkua Tottenhamit dhe ky është transferimi i parë i madh këtë dimër në Ligën Premier.

Sulmuesi i Leipzig vjen në Londër në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe Tottenham do të ketë gjithashtu opsionin e blerjes, shkruan Fabrizio Romano.

Werner ka luajtur më parë në Angli kur mbërriti te Chelsea nga RB Leipzig në vitin 2020 për një transferim prej 53 milionë eurosh, por nuk i përmbushi pritjet.

Në 89 ndeshje, ai shënoi vetëm 23 herë dhe humbi pozicionin e tij si startues dhe u kthye në Leipzig në verën e 2022.

Më herët në karrierën e tij, ai luajti për ekipet më të reja të Stutgartit dhe debutoi me kombëtaren gjermane në vitin 2017.

Ai ka shënuar dy gola në tetë ndeshje në Bundesligë këtë sezon dhe ka kontratë me Leipzig deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/