Sulmuesi i Dardanëve hap serinë e golave në fitoren 4-0 të Beshiktashit

0
43

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Milot Rashica gjen golin e parë për vitin 2024.

Rashicës i mjaftuan katër minuta lojë për të zhbllokuar sfidën mes Rizerspor dhe Besiktas.

Pas asistit të Bulut, Rashica kaloi bukur mbrojtjen e vendasve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje perlë në minutën e katër. Sfida e vlefshme për raundin e 16-të të Superligës turke u mbyll me fitoren 0-4 të Besiktas, me golin e parë që u realizua nga Rashica.


Top Channel