“E ke parashikuar datën kur do dalësh nga këtu”, Roza Lati dhe Meri Shehu e nisin ditën me debate

0
34

Mëngjesi i sotëm ka nisur me debate për Roza Latin dhe Meri Shehun në Big Brother VIP 3.

Ndërkohë që pinin kafe në ballkon, dy konkurrentet kanë nisur të bëjnë ironi me njëra-tjetrën, ku Roza i kërkon Merit të bëjë parashikim ditor të yjeve. Meri ishte dakort, por nuk e pëlqeu mënyrën se si Roza ia tha. Madje Roza në një moment i thotë se astrologia ka parashikuar dhe ditën se kur do dalë nga shtëpia.

Roza Lati: E ke llogaritur dhe datën, në çfarë date do dalësh.

Meri Shehu: Më duket se e ke llogaritur ti më mirë se unë daljen time.

Roza Lati: Unë nuk e kam në profesion astrologjinë o Meri, e ke ti. Shiko në pikë të mëngjesit unë nuk dua të debatoj.

 


Top Channel