556-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar/ Nderime pranë bustit të Skënderbeut në Shkup, ministri Hasani dhe qindra shqiptarë marrin pjesë

0
58

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë në Shkup të Maqedonisë, ndërsa është shprehur në rrjetet sociale se kjo vizitë përkon edhe me 556 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Hasani u shpreh se së bashku me politikanët shqiptarë në Maqedoni Ali ahmeti, Talat Xhaferri, Bujar Osmani, Artan Grubi dhe qindra shqiptarë të Maqedonisë është përulur ndaj figurës së Skënderbeut në shenjë respekti.