Çmimi i energjisë elektrike, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme – Telegrafi

0
48

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme.

Në seancën e jashtëzakonshme, e cila mbahet sot nga ora 10:00, do të shqyrtohet propozim-rezoluta në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor.

Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njëjtë sikurse muajin paraprak.

Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje. /Telegrafi/