Zyrtare: Gjilani sjell mbrojtësin malazez Marko Roganovic – Telegrafi

0
41

Mbrojtësi malazez, Marko Roganovic i është bashkuar Gjilanit, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.

Ka qenë klubi gjilanas që ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit që mund të luajë në të gjitha pozitat në këtë repart.

“Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Marko Roganovic. Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi”.

“27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad”.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Roganovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në njoftimin e klubit.

Roganovic ka luajtur më parë edhe te Laçi, Titogradi, Cetinje dhe Mladost./Telegrafi/