Gruaja nga Kalifornia e cila rrit limonë me madhësi “sa fytyra e saj” – Telegrafi

0
39

Maxine Sharf nga Kalifornia, SHBA, shpesh ndan receta ushqimore me 1,9 milion ndjekësit e saj në internet.

Por, së fundmi ka mbetur e habitur nga pema e limonit e cila duket se ka rritur limonë me madhësi “sa fytyra e saj”, gjë që i la ndjekësit e saj të hutuar.

Videoja ku ajo shihet duke mbajtur limonin mbresëlënës ka mbledhur më shumë se 1,1 milion shikime.

Disa përdorues e cilësuan frutin si një “limon alien”, e disa të tjerë mbetën të mahnitur nga çfarë prodhon natyra. /Telegrafi/

@maxiskitchen

THE INSIDE OMG 🤯🤯🤯 #uniquefruit #fruittok #exoticfruit #cookingtiktok #fruitlover

♬ original sound – Maxine Sharf