Blero paralajmëron album të ri: Keni çka me prit, ju premtoj – Telegrafi

0
55

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka paralajmëruar së fundmi një album.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Ai bën me dije që do të jetë një album i ndërtuar me historitë e tij të jetës.

Foto: Screenshot/Instagram

“Albumi po vjen. Historitë e mia të jetës. Qëndroni gati’, ka shkruar këngëtari.

Në po të njëjtin postim, 45 vjeçari vazhdoi: “Keni çka me prit, ju premtoj”.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë saktësisht është duke realizuar Blero.

I njëjti vlen të ceket se ka mbi 20 vite karrierë në muzikë dhe tashmë ka realizuar disa hite. /Telegrafi/