“Unë i ha për mëngjes”/ Sara: Nuk marr ilaçe zemre sepse nuk kam probleme

0
38

Që prej hyrjes në BBVIP, Sara është një nga banoret që ka rënë në sy.

Ajo u shfaq teksa shprehej se është më e fortë se banorët e tjerë, e madje tha sjprehimisht se “i hante ata për mëngjes”.

Sa i përket kësaj deklarate, ajo tha se ndihet më superiore pasi banorët mblidhen si grup për ta sulmuar. Ajo nga ana tjetër sqaroi se nuk vuan nga zemra, pasi banorët ishin konfuzuar.

“E ndjej veten superiore sepse këtu njerëzit flasin cepave. Duhet të bëheshin 8 veta që të më thoshin çfarë problemi kishin me mua, kështu që kur bëhen 8 veta për të thënë një gjë si mos ndihesh. Po ashtu, këtu është një lojë e fortë dhe nëse ti nuk cakton territorin, këta të hanë ty në mëngjes. Doja të sqaroja dhe një gjë, që unë nuk marr ilaçe zemre sepse nuk kam probleme, por marr një apart që rregullon aritminë, sepse vuaj nga kjo gjë”, tha Sara.


Top Channel