Diçka e çuditshme po ndodh me Benzeman: Ai u largua nga Arabia Saudite pasi fshiu më herët Instagramin e tij – Telegrafi

0
58

Sulmuesi francez Karim Benzema është larguar nga Arabia Saudite, sipas mediat vendase.

Siç u tha, ka arsye private pse ai nuk u stërvit sot me klubin e tij Al-Ittihad, por detajet nuk u specifikuan.

Benzema pak ditë më parë fshiu profilin e tij në Instagram me më shumë se 76 milionë ndjekës dhe shumë prej tyre përmendën si arsye kritikat e ashpra në rrjetet sociale, me të cilat ai nuk mundi të përballonte.

Benzema është konsideruar fajtori kryesor për rezultatet e dobëta të skuadrës këtë sezon dhe kritikohet veçanërisht si i “padukshëm” në ndeshjet e mëdha.

Paraqitjet e dobëta për Al-Ittihad bënë që ai të përqeshej nga fansat dhe t’i jepej pseudonimi i veçantë “Ben Hazima”.

Kuptimi i këtij pseudonimi i përkthyer nga gjuha arabe është “biri i humbjes”.

Është e vërtetë që shifrat e Benzemës nuk janë aspak të këqija – 12 gola në 20 ndeshje me Al Ittihad, me pesë asistime, por ai e pagoi çmimin për rezultatet e tmerrshme të ekipit dhe tani presim një shpjegim se çfarë po ndodh saktësisht me të. /Telegrafi/