Shumë zhurmë për asgjë, derbi i madh turk mbyllet pa gola – Telegrafi

0
43

Fenerbahce ka pritur Galatasarayn në kuadër të javës së 17-të, përballje që u mbyll pa gola.

Një nga ndeshjet më të pritura të futbollit turk, kishte shumë pak lojë dhe shumë ndërprerje.

Se sa pak raste kishte kjo ndeshje tregon edhe fakti që vetëm një gjuajtje ishte në portë në të gjithë 90 minutat.

Në total ishin shtatë karton të verdhë, tre për vendasit dhe katër për mysafirët.

Nga kjo ndeshje pritej shumë, pasi që skuadrat kanë emra të njohur në përbërjet e tyre,

Sulmit të Fenerbaces i printe Edin Dzeko, ndërsa atij të Galatasaray, Mauro Icardi.

Feneri dhe Galata mbesin në pozitat e para me nga 44 pikë dhe lufta për titull mes tyre do të vazhdojë. /Telegrafi/