Plagosje, zjarrvënie dhe grabitje! Procedohen dy persona në Vlorë dhe Himarë, një tjetër në kërkim në Sarandë

0
32

Dy persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë, Himarë dhe Sarandë për vepra të ndryshme penale.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një 36-vjeçar me inicialet R. K., banues në Vlorë, është proceduar penalisht pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dy ditë më parë ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin A. M., 33 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, në Himarë nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 38 vjeç, banues në Delvinë, pasi dy ditë më parë duke pastruar kullotën në fshatin Shëvasil, ka ndezur zjarr i cili është përhapur dhe si pasojë ka djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre.

Ndërkaq, në Sarandë është shpallur në kërkim shtetasi A. Q., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, një shumë parash dhe disa bizhuteri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel