Rama vizitë zyrtare në Kroaci, takohet me presidentin Milanoviç

0
47

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së nivelit të lartë në Zagreb zhvilloi një takim edhe me presidentin, Zoran Milanoviç.

Kreu i qeverisë fillimisht u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Andrej Plenkoviç.

Pas ekzekutimit të himneve të dy vendeve, dy kryeministrat vijuan takimin kokë më kokë në ambientet e brendshme të qeverisë kroate.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm, mes dy vendeve.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun kroat, ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë për aktin barbar në veri të Kosovës.

Në këtë vizitë numri një i qeverisë shoqërohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale, Albana Koçiu.