Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj katër personave, dyshohen për kanosje dhe nxitje të përçarjes – Telegrafi

0
51

Prokuroria Speciale ka njoftuar të mërkurën se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet AM, E.A, Q.E dhe E.Z.

Sipas njoftimit, aktakuza kundër dy të pandehurve AM dhe E.A është ngritur për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Ndërsa, kundër të pandehurve Q.E dhe E.Z është ngritur aktakuzë për veprën penale “Kanosja”, pasi që të njëjtit me dashje kanë kanosur të dëmtuarit A.Sh dhe M.B.

“Gjithashtu, të pandehurit AM dhe E.A. duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit D.P”, thuhet në komunikatën për media.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë, si dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë. /Telegrafi/