Liverpooli tashmë i kualifikuar fiton thellë ndaj LASK – Telegrafi

0
62

Liverpooli ka triumfuar 4-0 ndaj LASK në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Evropës.

Pas 12 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Luis Diaz që u asistua nga Joe Gomez.

Tre minuta më vonë, Mohamed Salah asistoi te Cody Gakpo, që realizoi për 2-0.

Me këto dy gola edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta nisi më mirë për vendasit.

Salah realizoi nga penalltia në minutën e 51-ë, për rezultatin 3-0.

Për të vulosur fitoren e tyre, Gakpo realizoi në minutën e 90+2-të për 4-0, që ishte goli i tij i dytë në këtë ndeshje.

Liverpooli tashmë i kualifikuar në fazën e eliminimit direkt është lider i Grupit E me 12 pikë, Toulouse me tetë, Union SG me pesë dhe LASK me tri. /Telegrafi/