Tërmeti në Kinë/ Kreu i ekipit të shpëtimit: Numri i viktimave do të rritet, temperaturat janë të padurueshme

0
45

Të paktën 118 persona janë vrarë dhe më shumë se 250 janë plagosur në tërmetin me magnitudë 6.2 që goditi provincën rurale Gansu në veriperëndim të Kinës.

Ekipet e shpëtimit po përballen me mot të ftohtë, me temperatura deri në minus 15 gradë Celsius që vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit.

Kreu i ekipit të shpëtimit tha për BBC se numri i viktimave do të rritet por temperaturat nën zero janë shumë të ftohta për tu duruar dhe vështirësojnë punën.

Kemi vështirësi nga temperaturat dhe nga lartësia. Vendi ynë është më i ftohtë se Turqia. Është -15C. Presim të rritet numri i viktimave, por jo shumë.  Grupi i parë me lëndime ë lehta kanë dalë të gjitha. Tani duhet të gërmojmë më thellë. Por nuk ka ndërtesa të mëdha në zonë. Këto janë shtëpi të sheshta të civilëve. Janë shtëpi të vjetra, disa prej balte”- ”deklaroi ai për BBC.


Top Channel