Yje të futbollit botëror dhe personalitete tjera të njohura, bëjnë homazhe pas vdekjes së Beckenbauer – Telegrafi

0
57

Yje të futbollit botëror, gazetarë e shumë personalitete tjera të njohura, kanë bërë homazhe për Franz Beckenbauer pasi fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e legjendës gjermane e ka dhënë vet familja e tij. Ish-mbrojtësi i Gjermanisë dhe përzgjedhësi, e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner dhe cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në histori.

Ai e ka fituar Topin e Artë dy herë dhe ishte poashtu njëri ndër lojtarët më të dalluar edhe gjatë kohës së tij tek Bayern Munichu.

Beckenbauer e shijoi një karrierë të jashtëzakonshme që e pa atë të transformonte Bayernin dhe Gjermaninë në dy prej ekipeve më të mirë gjatë kohës së tij.

Ai e udhëhoqi Bayernin drejt sukseseve të mëdha, duke fituar Bundesligan dhe Kupën e UEFA-së.

Futbolli gjerman pa asnjë dyshim që do të bëj homazhe për njërin nga lojtarët e tyre më të mirë në histori në momentin kur rikthehen ndeshjet e Bundesligas./Telegrafi/