Kosova fiton me tetë gola epërsi sfidën e parë ndaj Britanisë së Madhe – Telegrafi

0
108

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka dominuar plotësisht në pjesën e dytë për të arritur fitore ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë i ka takuar raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026, ku ekipi më i suksesshëm pas dy ndeshjeve kalon në kualifikimet e rregullta.

Ndeshja e dytë dhe vendimtare zhvillohet të shtunën prej orës 14:00 në Derby të Anglisë e ku Kosova është favorite e madhe për avancim tutje.

30 minutat e parë ishin të barabartë me dy përfaqësueset që kishin epërsi. 13:11 ishte rezultati pas pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte krejt ndryshe ku lojtarët e Kosovës kanë dominuar plotësisht dhe kanë krijuar epërsi bindëse.

Në minutën e 48-të dallimi në rezultat ishte 13 gola, 28:15, ndërsa në fund ndeshja u mbyll 30:22, që e lë pak të hapur sfidën e dytë.

Kapiteni Valon Dedaj ka udhëhequr Kosovën me 11 gola, ndërsa portieri Haris Berisha i kishte 11 pritje.

Kushtrim Ninaj shtoi 7 gola, ndërsa me ga 4 gola kontribuuan Matej Thaqi dhe Arbios Mushkolaj. /Telegrafi./