Duket se Jude Bellingham mund të bëjë gjithçka, sa afër ishte ta realizonte golin e vitit – Telegrafi

0
46

Jude Bellingham ishte edhe njëherë fenomenal për Real Madridin.

Mesfushori anglez ishte i kudondodhur në fitoren kontroverse 3-2 të madrilenëve përballë Almerias.

Përveç se shënoi nga penalltia, asistoi te goli i fitores nga Dani Carvajal, kishte një gol të anuluar, Bellingham mund ta kishte shënuar ndoshta edhe golin e viti.

Gjatë ndeshjes, anglezi kishte mundsinë të shënonte me gërshër, derisa ekzekutimi i kërcimit ishte fenomenal.

Por, goditja e Jude nuk ishte precize për disa centimetra, me topin që shkoi nga shtylla e djahtë e anës sonë të shikimit.

Vlen të ceket se Bellingham së bashku me Artem Dovbyk të Gironas janë golashënuesit më të mirë në ligë me 14 sosh. /Telegrafi/