Pas arratisjes nga kazerma përlotet Vesa, cili është meraku i banores? “Donin të nxirrnin Rozën…”

0
34

Pas arratisjes nga kazerma e Big Brother Vip, Vesa u përplot. 

Disa nga banorët, përfshi të, u dënuan nga Vëllai i Madh për shkak të thyerjes së rregullave duke u mbyllur në një kazermë. Ishte plani i Romeos për t’u arratisur nga kazerma. Fillimisht tentoi Roza të arratisej por Vesa kreu misionin e para.

Meraku i Vesës ishte nëse kishte thyer një rregull, që mund ta eliminonte atë përfundimisht nga gara. Ajo shprehu pendesën, ndërsa tha se plani i tyre ishte të nxirrnin Rozën.

Disa nga banorët e ngushëlluan, ndërsa Albi i tha se nëse do të merrej vendimi që ajo të dilte, do të dilte dhe ai bashkë me të.

Pritet vendimi nga Vëllai i Madh se çfarë do të ndodhë me thyerjen e rregullave.


Top Channel