NASA publikoi një video kushtuar roverëve “Spirit” dhe “Opportunity Mars” – Telegrafi

0
50

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA publikoi një video speciale me të cilën u bëri homazh roverëve të saj që u ulën në Planetin e Kuq njëzet vjet më parë.

Në vitin 2004, roverët diellorë të NASA-s Spirit dhe Opportunity u ulën në sipërfaqen e Marsit më 3 dhe 24 janar. Ulja e tyre u zbut nga airbagët dhe më pas nisën zyrtarisht misionet e tyre.

Të dy roverët tejkaluan lehtësisht pritshmëritë, pasi fillimisht ishin planifikuar të “jetonin” për tre muaj.

Kontakti me Spirit u humb në vitin 2010, ndërsa Opportunity zgjati deri në vitin 2019 pasi udhëtoi gati 28 milje (45 km) nëpër sipërfaqen e Marsit në pak më pak se 15 vjet.

NASA vendosi të nderojë misionet e saj shumë ambicioze me një video të veçantë. /Telegrafi/