Santiana i drejtohet Shqipës: Të njeh e gjithë Shqipëria, erdhe këtu për ta rregulluar imazhin – Telegrafi

0
53

Konkurrentët gjysmë-finalistë të Big Brother VIP Kosova 2, po vazhdojnë t’i përgjigjen pyetjeve pikante të bëra nga publiku.

E me këtë rast është zhvilluar një debat i ashpër mes Santiana Malokut e Shqipe Hysenajt.

“A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ka qenë një pyetje drejtuar Santianës.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që sa herë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë”, tha bukuroshja gjakovare.

E lidhur me pyetjen reagoi edhe Shqipja, e cila tha se “Santiana sulmon femrat”, por s’mungoi as replikimi nga kjo e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

“Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime me meshkuj në televizion, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin”, i është drejtuar Santi.

Kjo nuk është hera e parë që dy banoret shfaqen të tilla, pasi kanë pasur përplasje të shumta ditëve të fundit. /Telegrafi/