SPAK përfundon hetimet, ish-ministrit Arben Ahmetaj i komunikohen akuzat

0
137

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur komunikimin e akuzave ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Mbi ish-ministrin rëndojnë veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e pasurisë në lidhje me aferën e inceneratorëve.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar me tri akuza për çështjen e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit në korrik të vitit të kaluar, ish-ministri i Financave, vijon të jetë në arrati.

Kujtojmë se Arben Ahmetaj si ish-ministër i Financave dhe Ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, mbas këqyrjeve në një kompjuter që i përkiste Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

Për hetimet SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve për që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.


Top Channel