“Kam dy portierë shumë të mirë, vendimet i marr për të mirë të ekipit” – Kompany vlerëson Aro Muricin – Telegrafi

0
43

Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany është pyetur për portierët në konferencë para ndeshjes që ekipi i tij e luan të shtunën ndaj Chelseat në Ligën Premier.

Ai ka mbrojtur vendimin e tij për t’ia besuar vendin e titullarit portierit të Kosovës, Arijanet Muric në ndeshjen kundër Brentfordit. Ku skuadra e tij fitoi 2-1.

Aro Muric është vlerësua për disa pritje në atë ndeshje, ku erdhi fitorja pas më shumë se dhjetë ndeshjeve.

“Ne kemi dy portierë shumë të mirë dhe gjithçka ka të bëjë me ekipin tani. Çdo vendim që marrim është për një qëllim dhe ai është të qëndrojmë në elitë. Kështu që nuk ka asgjë tjetër për të thënë rreth kësaj teme”, ka thënë Kompany.

Paraqitja ndaj Brentfordit për Aro Muriqin ishte debutuese në Ligën Premier, ndërsa ka luajtur katër ndeshje në dy garat e Kupës së Anglisë.

Aro Muric ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. /Telegrafi/