Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm – Telegrafi

0
37

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore, është më e pakta që mund ta bëjë ky kuvend.

Gjatë fjalës së tij ai pati disa ankesa për kryetaren e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Më fal mimoza kur dilni ju me fol unë dal nuk ju la me fol në flotore hiq, a doni me ngu a jo. Jeni tu më pengu mos u bëni të pasjellshëm dhe dëgjoni. Këtë detyrë duhet me kry Galuku jo unë”, tha Tahiri.

Në ato momente ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjuca, i cili u kërkoi deputetëve të mbajnë qetësi.

“Qetësi ju lutem derisa deputeti po flet”, tha Konjufca.

Tahiri tutje u shpreh se ka  frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e këtyre tenderëve njëburimor.

“Afera e tenderëve njëburimor është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie”, tha Tahiri. /Telegrafi/