Ardhja e Ancelottit i befasoi lojtarët e Real Madridit, pasoi një ‘çmenduri’ e plotë në dhomën e zhveshjes – Telegrafi

0
42

Pas fitores në shtëpi ndaj Cadizit dhe humbjes së Barcelonës në Gironën katër raunde para fundit të La Ligës, lojtarët e Real Madridit festuan titullin dhe kjo ishte jashtëzakonisht interesante në ambientet e “Santiago Bernabeut”.

Gjegjësisht, lojtarët dhe tifozët e Real Madridit pas fitores kanë qëndruar në stadium, duke pritur rezultatin e ndeshjes që zhvillohej më vonë mes Gironas dhe Barcelonës.

Shpresat u realizuan, ndaj shënoi një festë të madhe në fushë, në tribuna dhe në zhveshtore të stadiumit të Real Madridit.

Në rrjetet sociale është shfaqur edhe një video që fillon me paraqitjen e lojtarëve të Los Blancos që “rrahin” Jude Bellingham ndërsa turma përreth tij kërcen.

Në një moment ata u qetësuan, Bellingham u largua nga zona dhe më pas Carlo Ancelotti hyri në dhomën e zhveshjes.

Duke parë që lojtarët e tij ishin qetësuar, ai filloi të kërcente dhe të bërtiste dhe lojtarët e Realit reaguan me entuziazëm ndaj kësaj “ndërhyrjeje” të trajnerit të tyre.

Një moment që tregon lidhjen e fortë të trajnerit italian me lojtarët e tij. /Telegrafi/